Konte nuk e do në skuadër, mesfushori zikaltër pranë kalimit te…

Aug 13, 2019 | 14:22
SHPËRNDAJE

Zhoao Mario u transferua tek Interi në 2016-ën nga portugezët e Sportingut të Lisbonës, por pas 3 vitesh me zikaltërit tani ai mund të nisë një aventurë të re.Joao-Mario-Inter

Sipas gazetares së njohur portugeze, Klaudia Garsia, mesfushori është pranë kalimin tek turqit e Galatasarait.

26-vjeçari nuk u thirr nga Konte as për ndeshjen miqësore kundër Valencias, dhe kjo tregon që lojtari është jashtë planeve të teknikut italian.

Drejtuesit turq duan ta transferojnë në skuadrën e tyre mesfushorin, dhe ndryshe nga të gjitha skuadrat e tjera, të cilat e kërkojnë në huazim, ata janë të gatshëm ta marrin kartonin e tij, duke paguar çmimin e kërkuar nga Interi.

Për Zhoao Marion interesoheshin Monako, Bajer Leverkusen, Lajpcigu, dhe Uolverhemptoni, por mesa duket e ardhmja e tij do të jetë në Turqi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura