Konstituohet me dyer të mbyllura Grupi i Dialogut pas paktit mes PS dhe Rithemelimit, Bylykbashki: Puna do të jetë transparente

Mar 28, 2024 | 11:01
SHPËRNDAJE

Është konstituuar Grupi i Dialogut në një mbledhje me dyer të mbyllura në Kryesinë ë Kuvendit pas paktit mes PS-së dhe Rithemelimit.

bylykbashi

Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve u shpreh se puna që do të bëjë ky grup do të jetë transparente.

Ai theksoi se do të jetë Konferenca e Kryetarëve që do të vendosë nëse mbledhjet e ardhshme do të zhvillohen apo jo me dyer të mbyllura.

Oerd Bylykbashi: Është vendimi i konferencës së kryetarëve nëse do të zhvillohen me dyer të mbyllura. Puna që do të bëjë ky grup dialogu do të jetë transparente, ne do të diskutojmë modalitetet për sa na takon neve si opozitë sigurisht që kërkojmë transparencën maksimale.

Do të ndjekim praktikat më të mira që kemi pasur deri më sot, është e nevojshme të kemi mundësinë të punohet, koha është e shkurtër, por transparenca është element i vendosur brenda këtij sesioni.

A mendoni se Reforma Zgjedhore mund të përfundojë brenda këtij sesioni?

Oerd Bylykbashi: Gjithmonë Reforma Zgjedhore ka qenë çështjen vullneti politik. Përveçse është një detyrim që vjen nga detyrimi që Shqipëria ka si vend anëtari i OSBE, Nëse do të ketë vullnet nga mazhoranca, sigurisht angazhimi ynë është i plotë. Do të përcaktojmë edhe ekspertët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura