“Konflikti shqiptaro-serb është një hap larg”- Paralajmërimi i Pandeli Majkos: Shërbimet ruse po punojnë nën “alibinë” e krijuar

May 29, 2023 | 17:03
SHPËRNDAJE

 

Pandeli Majko, i cili ka qenë kryeministër i Shqipërisë në kohën e luftës në Kosovë ka paralajmëruar për një konflikt shqiptaro – serb, që siç thotë ai është vetëm një hap larg.

majko kuvend

Me anë të një postimi në Facebook, Majko ka reaguar për situatën e tensionuar në veri, ndërsa thekson se “shërbimet ruse po punojnë nën “alibinë” e krijuar”.

“Konflikti shqiptaro-serb është një hap larg! Shërbimet ruse po punojnë nën “alibinë” e krijuar! Këmbëngulja për të bërë gjënë e duhur, në politikë, bëhet shpesh justifikim për rezultatin e gabuar”, shkruan  Pandeli Majko.

Më 26 maj, pesë policë u lënduan gjatë përleshjeve me protestuesit serbë të cilët hodhën gurë në drejtim të tyre. Policia u kundërpërgjigj me shok-bomba dhe me gaz lotsjellës.

Kryetarët e rinj shqiptarë u zgjodhën më 23 prill, në procesin zgjedhor që u bojkotua nga Lista Serbe.

Krerët e mëparshëm të katër komunave në veri, të banuara me shumicë serbe, ishin nga Lista Serbe. Por, ata u dorëhoqën në nëntor të vitit të kaluar, në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave në targa RKS – Republika e Kosovës.

Zgjedhjet e 23 prillit u bojkotuan nga Lista Serbe dhe nga popullata shumicë serbe në veri, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura