Konflikti për parkingun me pagesë, në pranga dy persona. Si nisi sherri (foto)

Dec 16, 2016 | 10:50
SHPËRNDAJE

Policia ka arrestuar në flagrancë dy persona sot, pas konfliktit të djeshëm në Vlorë për parkimin. Ne pranga rane shtetasit:

Eduard Alikaj
Eduard Alikaj

1- Hënes Dalipaj, 30 vjeç, banues në Vlorë.
2- Eduard Alikaj, 44 vjeç, banues në Vlorë.

Ata akuzohen për veprën penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”.

Sipas Policise, më datë 15.12.2016, në lagjen “29 Nëntori” pas një konflikti midis palëve për shkak të parkimit të automjetit, situata është agravuar deri në përdorimin e mjetit prerës “thikë”, ku kanë mbetur të plagosur tre shtetasit F.V, Ç.V dhe F.V, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, nga ky konflikt ka mbetur i dëmtuar fizikisht edhe një nga personat e arrestuar, shtetasi Eduard Alikaj, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal.

Burimet thane se shkak i sherrit dhe konfliktit fizik eshte bere bllokimi i makinës së Alikajt në parkingun me pagesë në qytetin e Vlorës. Ndaj mes 44 vjeçarit Alikaj dhe mikut të tij Hënes Dalipaj nisi sherri me punonjësit e kompanisë “TIS Park shpk”.

Alikaj kishte parkuar mjetin e tip ML me targa  AA 777 KP dhe kishte refuzuar të bënte pagesën prej 50 lekësh në orë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura