Konfiskimi i 1 mln €/ PD: Policia sekuestroi paratë e të vdekurit, po mikut të Taulant Ballës kur do i vijë radha?

Aug 22, 2018 | 22:36
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka hedhur akuza ndaj Policia e Prokurorisë se po veprojnë në mënyrë në njëanshme pasi burime zyrtare nga policia njoftuan sekuestrimin e rreth 1 mln €.

selia pd

“Kur të gjithë presin që Policia dhe Prokuroria të zbatojnë ‘Forcën e Ligjit’ për sekuestrimin e pasurive të Edmond Begos, trafikantit të drogës të shndërruar në biznesmen me lidhje politike, policia tallet me pritshmëritë e shqiptarëve, duke njoftuar se “Forca e Ligjit” ka rënë mbi pasuritë e një të vdekuri.

Policia njofton si sukses sekuestrimin e 1 milionë eurove të një shtetasi shqiptar qe nuk jeton më dhe që dyshohet për pjesëmarrje në trafikun e drogës ne Greqi, por Policia hesht dhe ‘Forca e Ligjit’ nuk vepron për mikun e familjes së Taulant Ballës, i dënuar me 21 vjet burg në Itali për trafik droge”, thuhet në reagimin e PD-së.

“Duke kërkuar që ‘Forca e ligjit’ të mos bjerë vetëm mbi pasuritë e atyre që nuk jetojnë më, por edhe mbi pasuritë e krimit të lidhur me pushtetin, Partia Demokratike i kërkon Policisë së Shtetit të sqarojë opinionin publik

· Kur do të zbatohet i njëjti standard i ‘Forcës së Ligjit’ ndaj vëllait te Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, aktualisht në burg për trafik droge?

· Kur do të zbatohet i njëjti standard i ‘Forcës së Ligjit’ ndaj mikut të familjes së Taulant Ballës, trafikantit të dënuar me 21 vjet burg për trafik droge Edmond Bego?

· Pse trafikantët e lidhur me pushtetin, si Agron Xhafaj dhe Edmond Bego kanë imunitet dhe “Forca e Ligjit” është e pafuqishme ndaj tyre?

Heshtja e Policisë së Shtetit, e Fatmir Xhafës dhe Taulant Balles provon se me Edi Ramën kryeministër krimi ka imunitet dhe mbrohet nga qeveria”, vijon reagimi.

Llogaritë bankarë në të cilat janë sekuestruar paratë, janë në emër të Roland Shëmbitrasit dhe të familjareve të tij. Roland Shëmbitrasi është ekzekutuar në Greqi vitin e shkuar.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura