Konferenca e Donatorëve mbledh 1.15 miliardë euro për Shqipërinë, Soreca: Duhet të përdoren me transparencë

Feb 17, 2020 | 18:51
SHPËRNDAJE

Ambasadori i BE në Shqipëri, Lugi Soreca, në përfundim të Konferencës së Donatorëve, e konsideroi ditën e sotme “një ditë të madhe për shqiptarët”, por shtoi se shuma prej 1.15 miliardë euro që u mblodh duhet të përdoret me transparencë.

Soreca u shpreh se tashmë është koha të nisë puna dhe shtoi se ai do të rikthehet në Tiranë për të sqaruar se çfarë ndodhi në Konferencën e sotme.

soreca

Unë personalisht jam i lumtur për njerëzit e Shqipërisë. do të kthehem në Tiranë dhe do të shpjegoj se çafër ndodhi këtu. Tani duhet të fillojë puna sepse këto para duhet të përdoren me transparencë. Por sot le të jemi të gëzuar dhe jam shumë afër njerëzve të Shqipërisë dhe dua ti bëj të ditur se kemi punuar për ta dhe e sotmja është një ditë e madhe për ta”, tha Soreca.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura