Zbardhen tarifat për orë të 11 parkingjeve nëntokësore në Tiranë

Dec 27, 2015 | 8:56
SHPËRNDAJE

Njëmbëdhjetë parkingje të reja nëntokë- sore pritet t’i japin zgjidhje problemit të parkimeve publike në kryeqytet.

ParkinguJanë të paktën dy të tilla, të cilat janë miratuar dhe janë në përputhje me vendimin Këshillit të Rregullimit të Territorit.

Njëri prej tyre, ai te Parku Rinia, pritet të marrë dritën jeshile në mbledhjen e afërt të Këshillit Bashkiak.

Ai ka një kapacitet prej 1342 vendesh dhe do të jepet me koncesion për 35 vitet e ardhshme. Kjo hapësirë nëntokësore do të menaxhohet nga shoqëria “Taiwan”, e cila ka paraqitur edhe ofertën e saj mbi tarifat që do të aplikohen për parkim, shumë e cila varion nga 40-120 lekë në varësi të orarit.

Vende të posaçme parashikohen për invalidët, institucionet publike, rezidentët dhe bizneset.

Të parët do ta marrin shërbimin falas, ndërsa të tjerët duhet të paguajnë një shumë më të vogël nga vlera ditore. Por ky parkim nuk do të jetë i pari.

Janë 10 të tjerë të shtrirë në zona të ndryshme të kryeqytetit: te Stacioni i Trenit, sheshi te “Vëllezërit Frashri”, në lulishten pas Kryeministrisë e deri te hapësira në lindje të stadiumit “Qemal Stafa”.

Jo më larg se muajin e kaluar, bashkia miratoi krijimin e “Tirana parking”, nën varësin ë institucionit, që do të menaxhojë gjithë shërbimin e parkimit publik me pagesë në kryeqytet.

VENDIMI

Ndërtesa rreth 100 metra katrorë, ku aktualisht operon “Aksion plus”, një nga shoqatat që parandalon përhapjen e virusit HIV/ AIDS, do të përdoret pa kurrfarë pagese. Ky është shpërblimi që Bashkia e Tiranës ka vendosur t’i japë kësaj shoqate për fundvit.

Me një kërkesë të datës 29.09.2015, kjo e fundit i kërkon bashkisë dhënien në përdorim të hapësirave ku ka operuar nga viti 1992 e deri më tani pa kundërshpërblim, një leje që e kishte siguruar me vendim të Këshillit të Ministrave që nga viti 2007. Por, më vonë kjo ndërtesë i kaloi Qendrës së Zhvillimit në varësi bashkisë.

Me ndryshimin e pronarit të pronës rreth 100 metra katrorë, shoqatës “Aksion plus” i lind nevoja e marrjes së aprovimit nga pronari aktual, që në rastin konkret është Bashkia e Tiranës.

“Duke marrë në konsideratë kërkesën e dëshirën për bashkëpunim me këtë shoqatë, e cila u vjen në ndihmë qytetarëve me probleme të virusit HIV/ AIDS, konsumimit të alkoolit, abuzimit me substanca të ndryshme narkotike, si dhe kontributin që ka dhënë deri më sot për të rinjtë e qytetarët e Tiranës, parashtrojmë për miratim në parim të dhënies në përdorim, pa kundërshpërblim të 100 m2 sipërfaqe truall shoqatës ‘Aksion plus’”, arsyetohet në relacion.

BESARTA BASHA

parkingjet1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura