Komunistët të zemëruar nga lista e heronjve/ Muharrem Xhafa: Qeveria nuk njeh Enver Hoxhën si drejtuesin e LANÇ-it

SHPËRNDAJE

muharrem-xhafa_3Kreu i PKSH-së, Muharrem Xhafa, ish-shef i Sektorit të Edukimit në KQ të PPSH, shprehet i revoltuar ndaj kësaj  mënyre të nderimit të heronjve të luftës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas tij, heronjtë mund të nderoheshin në  Muzeun Kombëtar dhe jo të varur në majë të pemëve. Madje, ai i kërkon qeverisë që ta shpallë publikisht mohimin e Enver Hoxhës si drejtues i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, në krah të anglezëve dhe amerikanëve.

Qeveria dhe Kuvendi, në kuadër të festimeve për 75-Vje- torin e Çlirimit të vendit, kanë vendosur në bulevardin  “Dëshmorët e Kombit”, fotot e disa prej heronjve të popullit, që kanë rënë në Luftën e Dytë Botërore. Cili është vlerë- simi juaj për këtë akt?

Prirem të them se organizatorët kanë pasur qëllim të mirë. Por sa është kështu, e dinë ata! Për mendimin tim, kjo mënyrë ekspozimi e heronjve të popullit mund të ishte shmangur dhe duhej të ishte dinjitoze. Heronjtë e popullit nuk duhej të ishin të varur nëpër drurë a pemë, sepse kjo lë një përshtypje të pakëndshme. Së dyti, heronjtë e popullit duhej të ishin të gjithë bashkë, jo disa po, e disa jo. Nëse dëshira ka qenë e mirë (a ka qenë e tillë?!), kjo bëhej e mundur, po të vendoseshin heronjtë në një sallë të Muzeut Historik Kombëtar dhe hyrja për vizitë nga populli të ishte e lirë. Së treti, lënia pa ekspozim e disa  heronjve të jep idenë se kjo është bërë me qëllim për të kamu- fluar mungesën e Komandantit të Përgjithshëm, Enver Hox- hës, në krye të heronjve të popullit të ekspozuar.  Në ‘nderin’ e shtetit e të qeverisë do të ishte të thuhej hapur se ata, ndryshe nga populli e bota antifashiste, nuk e njohin Enver Hoxhën si Komandant të Përgjithshëm të LANÇ-it. Madje, as LANÇ-in, po për këtë janë në hall nga frika mos  amerikanët e anglezët, si ish-aleatë, i akuzojnë për neofashizëm.

Pra, ata duhej t’u thoshin hapur (se indirekt kuptohet)  ballistëve, zogistëve e bashkëpunëtorëve të tjerë të pushtuesve se “kot zemëroheni, se ne, si edhe ju, jemi me pushtuesit nazifashistë e kundër LANÇ-it! A s’i keni parë që heronjtë i kemi varur me konop e që Kryeheroin e LANÇ-it nuk e kemi vënë fare?!

A nuk i keni parë se heronjtë i kemi vënë e ekspozuar po në të njëjtin vend ku, para disa vitesh, kur erdhi Papa, qenë ekspozuar fotot e ‘martirëve’ të komunizmit?!”. Ky është më tepër se një provokim. Për disa nga heronjtë e ekspozuar në bulevard, ka pasur akuza se nuk kanë rënë në luftime me nazifashistët, por në përplasjet me kundërshtarët politikë brenda vendit. Cili është qëndrimi juaj për këtë? Unë them se kjo është një tentativë e poshtër e kolabora- cionistëve shqiptarë, sepse aty janë vënë duke marrë parasy- sh veprën e tyre heroike. Se lufta për pastrimin e vendit prej  bandave reaksionare, pas çlirimit nga pushtuesit e huaj, ka qenë po aq heroike dhe e vështirë. Historianët simpatizantë të fashizmit, bashkë me neofashistët e tjerë nuk ‘pikëllohen’ për Nuri Luçin, Fejzi Micollin, Xhemal Kodrën etj., se pse këta kanë qenë pjesëtarë të strukturave të sistemit komunist.

Një veprim i tillë, ku bashkë me heronj të nderuar të  Luftës Antifashiste janë futur edhe këto figura të diskutu- ara, mendoni se mund të nxisë ndarje në shoqërinë tonë edhe  pas kaq vitesh?

Them se heronjtë që përmendëm më lart e shumë të tjerë që nuk janë vënë në bulevard, janë figura po kaq të nderuara sa ata që kanë rënë gjatë Luftës kundër pushtuesve italianë e gjermanë. Mos u shqetësoni hiç për ndonjë ndarje në shoqërinë shqiptare. Bashkëpunëtorët e nazifashizmit nuk kanë këllqe të ndajnë shoqërinë e Shqipërisë. Ajo që kërcënon shoqërinë e sotme shqiptare, është mbështetja që u jep atyre.

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU