“Kompanitë që menaxhojnë energjinë elektrike bëjnë korrupsion të lartë”/ Eksperti: Çojnë miliona euro për të blerë zgjedhjet në vend

Aug 9, 2022 | 19:54
SHPËRNDAJE

Kryetari i shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesëm, Albert Nasto ishte i pranishëm në një takim me ekspertë që ka organizuar ish-kryeministri Sali Berisha këtë të martë. Ai ngriti shqetësimin e rritjes së çmimit të karburanteve dhe energjisë elektrike në Shqipëri.

Nasto ka akuzuar 3 kompanitë që menaxhojnë energjinë elektrike për korrupsion, për të cilat tha se këto miliona euro që përfitojnë, shkojnë për të blerë zgjedhjet.

“Ne si shoqatë, kemi bërë një analizë sa paguan një biznes, i kemi futur në 4 kategori për pagesën e energjisë elektrike. Po marr kategorinë e parë, e cila harxhon nga 1.8 mln të vjetra deri në 2.6 mln lekë në vit për energjinë elektrike. Në kategorinë e dytë hyjnë biznese, ku futim kafenetë dhe restorantet. Janë nga 35-40% të biznesit që harxhojnë gati 8-15 mln lekë të vjetra në vit.

Kategoria e tretë, paguan nga 15-25 mln lekë në vit. Është një shumë e papërballueshme. Ndërsa në kategorinë e katërt paguan 30-60 mln lekë në vit. Këto 4 kategori, më të lartën e zënë kafenetë dhe fast-food-et. Mund ta themi që sot biznesi, për të paguar energjinë elektrike, paguan rreth 30-55% të të ardhurave të fitimit të tij.

Pra ta themi, biznesi po e pëson, e ka në kurrizin e tij çmimin e lartë të energjisë, pasi ne prodhojmë energji që ne kemi aftësi dhe prodhojmë afërsisht prodhimin për të plotësuar biznesin dhe qytetarët. Këto që menaxhojnë energjinë elektrike, 3 kompani, po bëjnë korrupsion të lartë me miliona euro. Janë të paafta, janë shumë politike. Këto milionat e eurove që kanë bërë korrupsionin, shkojnë për të blerë zgjedhjet – tha Nasto.

Gjithashtu Nasto është ndalur dhe tek çmimi i lartë i karburanteve, për të cilën thotë se Shqipëria renditet ndër vendet e para me çmimin më të lartë të naftës në botë.

Jemi vendi me karburanti, gati vendi i katërtt për çmimin e lartë të karburantit. Janë gati 9 taksa për karburantin. Gjë që nuk ndodh askund. Në botë u hoqën shumë taksa, TVSH, referencat, u stimulua ekonomike ndërsa në Shqipëri nuk e luajtën qerpikun. Ne kemi qenë një ndër 12 iniciatorët që protestuam në sheshin përballë Kryeministrisë.

Shikojmë që qeveria shqiptare thotë se edhe sikur të mblidhen shumë qytetarë, nuk e ul taksën. Është kokëfortësi e kryeministrit që nuk është ekonomist dhe as tregtar. Nëse do ishte hequr taksat, nëse gjysma e këtyre taksave do ishte ulur, ekonomia dhe biznesi do merrnin frymë. Karburanti dhe energjia janë dy shtyllat kryesore të biznesit. Ne do t’i kemi të gjitha, me rritjen e karburantit u mbyllën mijëra biznese. Përsëri vazhdon që qeveria shqiptare të tregohet indiferente” – tha Nasto.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura