Komiteti Politik miraton propozimin për anëtarësimin e Kosovës në KiE, Basha: Mirënjohje aleatëve të shqiptarëve për mbështetjen e dhënë

Mar 27, 2024 | 16:47
SHPËRNDAJE

Kosova e ka kaluar me sukses votimin e sotëm në Komitetin e Asamblesë Parlamentare në KiE, që është edhe hapi i parë për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet se ky është një hap i rëndësishëm, ndërsa u shpreh mirënjohje aleatëve për mbështetjen e dhënë.

Mesazhi i Bashës:

U kry!

Tani në Paris, Komiteti Politik sapo miratoi  propozimin për antarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Një hap jetik që i hap rrugë vendimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe Këshillit të Ministrave.

Mirënjohje aleatëve të shqiptarëve për mbështetjen e dhënë.

Urime Kosovë 🇽🇰

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura