Kombëtarja drejt Armenisë, Duka: Kundërshtari shumë i fortë

Oct 10, 2015 | 16:30
SHPËRNDAJE

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka shprehet se edhe pse Armenia është një skuadër e fortë për Kombëtaren, nuk përjashtohet mundësia që kuqezinjtë të arrijnë një rezultat pozitiv në ndeshjen që pritet të luhet të dielën më 18:00.

Armando Duka
Armando Duka

“Kuptohet që është një kundërshtar shumë i vështirë, një kundërshtar që ka kualitet, nuk është se mund të mundet lehtësisht, por duke qenë se është një ekip që e kemi mundur një herë, skuadra mund ta përsërisë”,-ka thënë Duka për “ATSH”.

Deklarata e Dukës u bë gjatë kohës që Kombëtarja e futbollit ndodhej në aeroportin “Nënë Tereza” për t’u nisur drejt Armenisë.

Kuqezinjtë e De Biazit shkojnë në Armeni pas humbjes me dy gola ndaj Serbisë në minutat shtesë në takimin e zhvilluar dy ditë më parë në stadiumin e Elbasanit.

Ndeshja e së dielës është e fundit për turin eliminator “Euro 2016” dhe nëse Kombëtarja merr një fitore, siguron direkt kualifikimin duke lënë Danimarkën në vendin e tretë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura