Kokaina rekord mes bananeve, Arbër Çekaj flet në gjyq: Pas meje po fshihet një grup kriminal shumë i famshëm, arrestuan 3 persona vetëm që…

Nov 20, 2019 | 11:57
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 21 vite burg për biznesmenin Arbër Çekajn, administratori i ‘Arbi Garden’, i akuzuari për trafikimin e 613 kilogramëve kokaine që u gjet të fshehura në një kontejner me banane. Gazetarja e “Panorama” raporton se pas leximit te pretences, qe i ngarkon nje denim prej 14 vitesh burg, nga gjykimi i shkurtuar,  ka folur ne sallen e gjyqit vete Çekaj.

Arbër Çekaj në gjyq

“Jam këtu për të fshehur një grup kriminal shumë të famshëm”, tha Arbër Cekaj gjatë seancës gjyqësore, duke kundershtua akuzat ne ngarkim te tij.

Ai më tej pretendoi se prokuroria ka arrestuar tri persona, vetëm që të krijoje një grup kriminal.

“Kjo bëhet për të gënjyer autoritet italiane se operacioni përfundoi, që të gënjenin ambasadorët e huaj se prokuroria po punon e pavarur”- ka thënë ai.

Ndërkohë, për Donaldo Lushajn, menaxher i kompanisë, organi i akuzës ka kërkuar 16 vite burg, ndërsa nga gjykimi i shkurtuar ai do i duhet të kryejë 10.8 vite, kurse për Armando Pezakun, shoferin e kamionit, është kërkuar 8.8 vite burg.

perkunder asaj qe deklaroi vete Cekaj, Prokuroria tha se eshte e vertetuar qe Çekaj dhe dy te pandehurit e tjere jane pjese e nje grupi kriminal qe kane trafikuar sasine rekord te kokaines.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura