Kofshët e trasha dhe të pasmet e mëdha mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë! Studimi i ri zbuloi se…

| 14:16
SHPËRNDAJE
 

Të gjithë ata që kanë kofshë të trasha dhe ije të mëdha kanë më shumë mundësi të jetojnë për një kohë më të gjatë, ka zbuluar një studim i ri.

dhjami (2)

Por, sipas “The Sun”, dhjami i tepërt në zonën e barkut është i lidhur me një rrezik të madh, siç është vdekja në moshë të re, thanë studiuesit.

Ata matën të ashtuquajturin “dhjam qendror” dhe e përdorën së bashku me indeksin e masës trupore (BMI) për të përcaktuar rrezikun e vdekjes së parakohshme.

Studiuesit thanë se puna e mëparshme në këtë fushë ka prodhuar “rezultate të paqëndrueshme” dhe se puna e tyre është më e gjera deri më tani.

Ata thanë se puna e tyre tregon se njerëzit duhet të përqendrohen tek beli, në vend që të përqendrohen vetëm tek indeksin e masës trupore ose tek pesha.

Secili prej studiuesve raportoi rrezikun e “dhjamit qendror”, duke përfshirë perimetrin e belit, perimetrin e kofshës, perimetrin e ijëve, raportin bel-ijë, raportin bel-lartësi dhe raportin bel-kofshë.

dhjami (1)

Ekzistonte edhe indeksi i dhjamosjes së trupit, i cili përbëhet vetëm nga indet dhjamore.

Autori i studimit, Tauseef Ahmad Khan, nga departamenti i shkencave në Universitetin e Torontos, tha se dhjami rreth barkut mund të jetë më problematik sesa në zonat e tjera të trupit.

Ai tha: “Yndyra në këtë zonë është dhjami që depozitohet rreth organeve në bark dhe teprica e tij lidhet me kolesterolin e lartë, presionin e lartë të gjakut, sëmundjet e zemrës, diabetin dhe goditjet në tru.

“Prandaj, të kesh më shumë dhjamë në bark mund të rrisë rrezikun e vdekjes nga këto sëmundje”,- thanë studiuesit.

Studiuesit zbuluan se shumica e masave të dhjamit rreth zonës së barkut ishin “të lidhura në mënyrë të konsiderueshme me një rrezik më të lartë të vdekjes ” edhe pasi BMI (indeksi i masës trupore) doli normale.

Çdo zmadhim prej 10 cm në perimetrin e belit shoqërohej me një rrezik prej 11% më të lartë të vdekshmërisë nga çdo lloj shkaku, thanë studiuesit.

Rritja e perimetrit të kofshës me 10 cm, shoqërohej me një rrezik 10 % më të ulët të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet e mundshme, dhe çdo rritje prej 5 cm shoqërohej me 18 % rrezik më të ulët.

Dr. Khan tha se dhjami në ije konsiderohet i dobishëm dhe madhësia e kofshës është një tregues i sasisë së muskujve.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.