PS-FRD zyrtarizojnë marrëveshjen, Rama: Nuk kërkuan kandidat. Frymë qytetarie në qeverisjen vendore

Apr 18, 2015 | 7:25
SHPËRNDAJE

Fryma e Re Demokratike iu bashkua dje koalicionit të drejtuar nga Partia Socialiste. Kreu i kësaj partie, Bamir Topi, u takua dje pasdite me Kryeministrin Rama duke zyrtarizuar në këtë mënyrë një bashkëpunim që nuk do të vlejë vetëm për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. 

Rama dhe Topi tek Sheraton pas zyrtarizimit te marreveshjes

Kreu i qeverisë e cilësoi bashkëpunim mes dy partive si një përpjekje për mirëqeverisje dhe pse FRD, mund të mbajë qëndrime opozicioni ndaj qeverisë. “Fryma e Re Demokratike nuk ka kërkuar prej nesh ndonjë mbështetje për kandidaturë në ndonjë njësi vendore, por ka shprehur interesimin për të vlerësuar së bashku nëse mund të lidhim një marrëveshje për mirëqeverisjen vendore duke qenë pjesë e një koalicioni, duke ruajtur identitetin e palëve dhe duke u përpjekur modestisht për të ndërtuar një shembull të ri dhe emancipues për politikën shqiptare, ku si në vende të tjera të zhvilluara që i kanë kapërcyer me kohë këto nivele konfliktualiteti të lartë politik, parti në opozitë në nivel kombëtar, bashkëpunojnë në nivele lokale. Kjo ka qenë qasja e FRD-së dhe ne e kemi vlerësuar maksimalisht këtë qasje si kontribut të posaçëm që kjo parti jep përmes këtij koalicioni”, tha Rama pas takimit. 

Nga ana e tij, kreu i FRD-së Topi tha “Erdhëm në një përfundim pozitiv të bisedimeve. Është shumë e rëndësishme që të rimerret nga publiku i gjerë rikonfirmimi i FRD-së si një parti e qendrës së djathtë”, tha Topi. 

Ndërsa kreu i FRD Bamir Topi, duke mos dashur te përsëriste fjalët e kryeministrit, shprehu kënaqesinë që “erdhëm në një përfundim pozitiv të negociatave, të cilat filluan të realizohen në vijim të një ftese që erdhi nga zoti kryeministër”.

FRD tha Topi, ka paraqitur pozicionin e saj, teksa theksoi se publiku duhet ta dije qe partia qe ai drejton eshte një parti e qendrës së djathtë.

“Jemi lodhur në këtë tranziocion kaq te gjate duke parë konflikutalitet ekstrem në administrimin e qyteteve, ndërkohë që ato janë asestet tona të përbashkëta. Shpresoj që ky bashkepunim mbi bazën e një vullneti politik, qytetar, për të dhënë potencialet intelektuale për të adminsitruar qytetet… E kam quajtur Tiranën si zemra e kombit, dhe një zemër e cila vuan shumë dhe ka nevojë për ndërhyrje kardio kirurgjikale, kërkon profesionist, njerëz me vizion. Jam i biundur që nëpërmjet këtij bashkëpunimi, ka rëndësi të jetojmë në një qytet të një standarti evropian”,- u shpreh kreu i Frymes se Re Demokratike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura