Klosi në Dhërmi: Bashkia 2-3 variante trojesh për kishën e re

Aug 28, 2015 | 12:49
SHPËRNDAJE

Vetëm pak ditë pas rrafshimit të kishës në Dhërmi, Ministri Mirëqënies Sociale Blendi Klosi ka zhvilluar një takim me banorët e zonës, ndërkohë që kreu i bashkisë së Himarës ka njoftuar vënien në dispozicion të truallit për ndërtim.

2“Jemi në Dhërmi të gjejmë rrugën e mirëkuptimit. Do të ndërtojmë një tjetër “objekt kulti” – ka thënë Klosi.

Ministri ka theksuar se “se së bashku me kreun e bashkisë është vendosur tju lëmë në dispozicon dy ose tre troje ku mund të ndërtojnë një objekt kulti”.

kisha“Edhe vete qytetaret e pranojne qe ngritja e nje objekti te trashegimise kulturore do t’i jane me shume vlera zones”- tha ai, duke shtuar se takimi u karakterizuar nga konsenus.

“Mundesia per ngritjen e kishes dhe ofrimi i 2-4 trojeve per vende kulti u mireprit nga banoret”- tha ai.

Ministri ka theksuar se bashkia ka marre masat qe te beje nje arkitekture jo moderne, por edhe me mendimin e specialisteve, por pa dhene afate kohore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura