“Përse u qëllua shtëpia?” Klodiana Lala: Këtë pyetje ma bën ime bijë dhe nuk ka ende përgjigje

Sep 5, 2018 | 20:26
SHPËRNDAJE

Gazetarja Klodiana Lala ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë publikisht për sulmin që ju bë asaj 6 ditë më parë.

Në një intervistë në News 24 ajo ka treguar të gjithë ngjarjen, dhe u shpreh se ajo do të vijojë sërish të bëj gazetari dhe nuk ndodhet e frikësuar.

klodiana lala

Pjesë nga intervista

Pse vendose të flasësh sot?

Së pari kam një detyrim moral ndaj familjes dhe vajzave, kolegë të mi, kam një detyrim ndaj opinionit publik që më kanë mbështetur dhe më kanë kritikuar. Shumë më kanë kritikuar pse nuk kam reaguar në momentet e para. Nuk reagova se lashë institucionet të bënin punën e tyre, por nga ana tjetër isha dhe jam shumë e tronditur, pasi u qëllua mbi vajzat e mia. Për të gjitha këto arsye mendova se do ishte një moment tjetër për të folur. Kam trokitur në shumë dyer dhe ka parë shumë dosje të prokurorisë, kam denoncuar raste që kam menduar se  i kanë shërbyer publikut, dhe njerëzit kanë dashur që unë të flasë.

Na trego se si u lajmërove për ngjarjen?

Unë nuk kam qenë në atë banesë, jam ndodhur në apartamentin tim. Kam lëvizur shumë në familje për një problem shëndetësor të familjarëve të mi. Në atë shtëpi janë ndodhur prindërit, vajzat dhe vëllai, në orët e para të mëngjesit jam lajmëruar nga im vëlla dhe më kishte nisur një foto. U trondita! I kam thënë se si janë vajzat, pasi u sigurova që  nuk kishin asgjë si vajzat dhe asnjë nga familja, jam unë persona që kam telefonuar Drejtorin e Policisë së Tiranë dhe i kam dërguar një sms  Xhafës, që u përgjigj në kohë rekord.  Unë nuk do publikoja lajm derisa policia të kishte mbaruar të gjitha hetimet. Ne jemi të hapur gjatë gjithë kohës , unë pasi e mora veten nga kjo tronditje, mora vendimin që të reagoja, pasi si gazetare nuk isha e frikësuar. Unë jam përpjekur që të kryej detyrën shumë mirë, kam dyshime se ky sulm ka ardhur si pasojë detyrës sime, U bëj thirrje që të hetojnë në çdo dimension, unë i kam adresuar dyshimet e mia, tani është detyrë e tyre që të zbardhin këtë ngjarje.  Unë kam dalë  dje live dhe sot jam përsëri këtu, kam zgjedhur që të jetojë këtu kam zgjedhur që të rrisë vajzat e mia.

Deri tani duket se është një kërcënim për çështje të punës, flasim pak për këtë fenomen, çfarë ndodh?

Po e nis me një ngjarje tjetër, para dy vitesh e gjysmë, më ka ardhur një letër kërcënuese dhe e kam denoncuar. Ka qenë në atë kohë Çako dhe  më ka siguruar mbrojtje, unë atë ngjarje nuk e kam bërë publike. Shpesh herë kërcënimet e gazetarëve të kronikës janë kërcënuar dhe nuk janë vlerësuar ashtu siç duhet, por dosjet e tyre nuk janë marrë me seriozitet. Nuk dua të sulmojë prokurorinë, por duhet të merremi më shumë me denoncimet tona, Sot unë i kuptojë të gjithë gazetarët që janë kërcënuar dhe dhunuar. Kam lexuar shumë pak dhe kam parë shumë pak, por mes të tjerash lexova një reagim të Karlo Bolinos, ku ai kishte vijuar punën pas një kërcënimi, dhe unë them se do ta vazhdojë këtë punë derisa të jem e aftë për këtë punë.  Unë u jam fjalën që do përpiqem që të jem një shembull, dhe unë jam neri dhe më duhet mbështetja e të gjithëve për të ecur.

Ky është një sulm prej burracakësh, të marrësh armën dhe të qëllosh mbi dy fëmijë të vegjël është krim, vajzat e mia janë në shkollë publike dhe aty do të jenë. Unë si nënë nuk i jap dot një shpjegim vajzës kur më pyeti: Mami përse na kanë qëlluar? Unë besoj se kam qenë korrekte më punën time, familjarët e mi nuk kanë asnjë problem. Këto përgjigje duhet ta japin institucionet. Unë u them institucioneve që të veprojnë dhe të zbardhin të vërtetat. Unë dyshimet e mia i kam se  ka ardhur për shkak të detyrës. Unë kam qenë ajo që ka që kam thënë drejtuesve të televizionit tim që të t’i linim kohë policisë që të hetonte dhe prandaj nuk është publikuar lajmi që në fillim, pasi u bënë hetimet kam thënë që të publikohej lajmi dhe të trajtohej në çdo lloj dimensioni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura