Klinton Zeqiraj nis punë si moderator televiziv: Si ndihem mes VIP-ash

Nov 26, 2015 | 10:32
SHPËRNDAJE

Klinton Zeqiraj moderator 12272730_1089697091071282_560120762_n

Balerini dhe fotomodeli Klinton Zeqiraj, i cili këto dy vite është komentuar në mediat rozë për lidhjen me aktoren e humorit Renada Caci, e njohur si Luzja e “Portokallisë”, i ka dhënë një drejtim të ri jetës së tij profesionale. Klintoni është moderatori i një programi të ri muzikor të përditshëm, të titulluar “Mess” në “Channel one”, një format me të ftuar VIP, ku trajtohen tema të ndryshme nëpërmjet intervistave me personazhe. Kjo është hera e parë që Klintoni bën gazetarin dhe për këtë eksperiencë të re televizive ai shprehet:

“Në fakt është shumë interesante t’i njohësh më nga afër personazhet VIP, sepse mëson më shumë nga karakteri i tyre, çfarë tipash janë. Personalisht më duken pa komplekse, të thjeshtë e të komunikueshëm”, tha ai. Të ftuarit e tij të parë kanë qenë: Redon Makashi, Rezarta Skifteri, Era Rusi, Xhesika Polo, Ervin Bushati, Semi Jaupaj etj. Në këtë mënyrë ai ka hyrë në terrenin e partneres, e cila punon në televizion dhe që natyrisht i është bërë qejfi për punën në televizion të të dashurit të saj, sipas Klintonit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura