Klandestinë në SHBA e Kanada, kush janë 6 organizatorët e trafikut

Mar 20, 2018 | 18:53
SHPËRNDAJE

ETLEVA DELIA/ Mes 39 personave, që u arrestuan të shtunën nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me agjentët specialë të SHBA-së e Policinë spanjolle, janë edhe 4 ish-të dënuar, “të specializuar” për trafikimin e klandestinëve.

policia

Këta persona rezultojnë të jenë arrestuar më parë në Tiranë dhe në Amerikë, pas vitit 2008 dhe pasi përfunduan dënimin e dhënë nga gjykatat, i janë rikthyer aktivitetit të paligjshëm. Burime nga Policia thanë se 6 prej të arrestuarve kishin rol kryesor dhe cilësohen si organizatorë të trafikut.

Personat që drejtonin grupet kriminale, që u përmendën të shtunën gjatë konferencës nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë janë: Ardian Corri, që vepronte në Lezhë; Nik Bushi, që vepronte në Shkodër; Kol Vushaj, që vepronte me lidhjet e tij në SHBA dhe në Malësinë e Madhe; Zaim Hysenbelliu në Tiranë; Nikolin Priska, ishanëtar i grupit “Go-West”, që vepronte në Tiranë,si dhe Fuat Zaimi, në Skrapar. Një nga bazat që përdorej nga trafikantët për falsifikimin e dokumenteve dhe që shërbente si pikë takimi për personat e interesuar për të udhëtuar në SHBA, Kanada dhe në Britaninë e Madhe, është zbuluar në zonën e “Freskut”, në Tiranë.

GRUPI I HYSENBELLIUT

Njëri nga grupet kriminale që trafikonte klandestinë drejtohej nga skraparlliu Zaim Hysenbelliu, por aktivitetin e zhvillonte në Tiranë. Hysenbelliu ishte arrestuar edhe 4 vite më parë për të njëjtën akuzë dhe së fundmi e kishte përfunduar dënimin. Ai u arrestua gjatë një operacioni, që u zhvillua më 12 maj të vitit 2014 nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ne Departamentin per Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, ne bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shkodrës dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Në kuader te nje hetimi intensiv dhe profesional te shtrire ne harkun kohor te rreth 4 muajve, duke shkembyer informacion te vazhdueshem me agjencitë ligjzbatuese amerikane, eshte bere e mundur goditja e grupit kriminal te dyshuar per trafik te personave ne drejtim te SHBA-se prej 16 personash, nga te cilet u ndaluan 15 persona. Mes të arrestuarve ishte edhe Zaim Hysenbelliu.

Operacioni policor per ndalimin e tyre u shtri njekohesisht ne 6 qytete, ne Tirane, Kavaje, Shkoder, Malesi e Madhe, Durres dhe Elbasan. Nga hetimet e kryera dhe nga shkëmbimi i informacionit me autoritetet ligjzbatuese amerikane, ka rezultuar se këta shtetas kishin organizuar e realizuar kontrabandimin e shtetasve shqiptarë ne drejtim te SHBA-se kundrejt fitimit, që varionte deri ne 24 mijë dollare per person.

GRUPI I AMERIKES

Grupi tjetër që u godit të shtunën nga Policia drejtohej nga Kolë Vushaj, nga Malë- sia e Madhe, i cili ishte depërtuar nga Amerika në vitin 2013, pas një dënimi të marrë për të njëjtën veprimtari kriminale. Nga hetimet ka rezultuar se Vushaj ka arritur të dërgojë qindra persona në Amerikë dhe më pas arrinte që nëpërmjet njerëzve të tij, t’i fuste në territorin e Kanadasë.

Në SHBA Kolë Vushaj është dënuar me 110 muaj burgim për akuzën e trafikimit të klandestinëve. Ai kishte emigruar herët në SHBA, ku kishte fituar të drejtën e qëndrimit të përhershëm që prej vitit 1988. Por më 16 maj të vitit 2002 është dënuar nga drejtësia amerikane me 6 muaj burgim, për dëshmi të rreme. Pasi ka shlyer këtë dënim, më 29 nëntor të vitit 2004 Vushaj u dënua edhe për organizim të trafikimit të qenieve njerë- zore, shoqëruar me transportimin e të huajve në mënyrë të kundraligjshme me qëllim përfitimesh.

 

1. Ardian Corri, 47 vjeç, nga Kruja

2. Luan Qyrku, 60 vjeç, nga Tirana

3. Eno Muçollari, 57 vjeç, nga Tirana

4. Ardian Gurakuqi, 58 vjeç, nga Elbasani

5. Zaim Hysenbelliu, 57 vjeç, nga Skrapari

6. Arben Kajaçi, 49 vjeç, nga Tirana

7. Genci OSMANAJ, 49 vjeç, nga Tirana

8. Oltjan Serani, 33 vjeç, nga Përmeti

9. Tanush Prenga, 48 vjeç, nga Kruja

10. Liri Muçollari, 55 vjeçe, nga Skrapari

11. Fuat Zaimi, 51 vjeç, nga Skrapari

12. Nikolin Priska, 49 vjeç, nga Tirana

13. Ylber Rama, 44 vjeç, nga Dibra

14. Haki Tarja, 50 vjeç, nga Tirana

15. Bedri Bendaj, 55 vjeç, nga Berati

16. Erenik Avdyli, 30 vjeç, nga Tirana

17. Nik Bushi, 65 vjeç, nga Shkodra

18. Kolë Vushaj, 49 vjeç, nga Malësia e Madhe

19. Besnik Vuçaj, 49 vjeç, nga Shkodra, rezident në Irlandë

20. Alfred Kalaj, 32 vjeç, nga Malësia e Madhe

21. Mhill Zefi, 42 vjeç, nga Shkodra

22. Nosh Volaj, 45 vjeç, nga Malësia e Madhe

23. Prel Gjelaj, 54 vjeç, nga Malësia e Madhe

24. Sokol Duli, 49 vjeç, nga Lezha

25. Euglen Dushku, 32 vjeç, nga Lezha

26. Leonora Dushku, 33 vjeçe, nga Lezha

27. Roza Frroku, 40 vjeçe, nga Lezha

28. Blerim Brahimi, 36 vjeç, nga Lezha

29. Luigj Shtinja, 52 vjeç, nga Kurbini

30. Esat Cakoni, 52 vjeç, nga Kurbini

31. Fatos Muja, 48 vjeç, nga Kukësi

32. Kreshnik Muja, 35 vjeç, nga Kukësi

33. Artur Karaj, 43 vjeç, nga Kruja

34. Kristian Zallinaj, 21 vjeç, nga Shkodra

35. Mensur Selami, 53 vjeç, nga Dibra

36. Çelnik Maksuti, 53 vjeç, nga Pogradeci

37. Ilir Ismaili, 32 vjeç, nga Pogradeci

38. Erjon Maxhari, 28 vjeç, nga Pogradeci

39. Gjokë Ujkaj, 46 vjeç, nga Shkodra

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura