3 nga 9 të vrarët në Kumanovë, të masakruar deri në shpërfytyrim. Ja fotoja e fundit sëbashku e tyre

May 22, 2015 | 18:08
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Shtetit në Kosovë ka miratuar kërkesën e familjarëve të kosovarëve të vrarë në Kumanovë, që trupave të pajetë t’u kryhet një autopsi e re nga Mjekësia Ligjore kosovare.

Momenti i mberritjes se trupave te pajete ne piken kufitare te Hanit te Elezi

Top Channel ka mësuar se, 3 nga 9 të vrarët janë masakruar deri në shpërfytyrim dhe do të jetë pikërisht autopsia e re, ajo që pritet të japë përgjigje ndaj dyshimeve të familjarëve, nëse ndonjë prej tyre është vrarë dhe masakruar, pasi është kapur i gjallë.

“Medoemos, që autopsia tregon çdo gjë. Çdo gjë do të filmohet, çdo gjë do të shenjëzohet dhe ajo do të tregojë gjithçka. Ajo që do të mësohet, në formën e një raporti të autopsisë së dytë, do t’i prezantohet prokurorit të Shtetit të Republikës së Kosovës”, tha Arsim Gërxhaliu, drejtor i Departamentit të Mjekësisë Ligjore.

Trupat e pajetë të 9 të vrarëve në Kumanovë u kthyen në Kosovë mëngjesin e së premtes, ku u pritën me flamuj kombëtare nga të afërm dhe shumë qytetarë, në pikën kufitare në Hanit të Elezit.

***

Kjo fotografi është e fundit që shihen bashkë gjashtë nga nëntë kosovarët e vrarë në Kumanovë.  Fotografia e bërë në momentet kur këta djem kaluan kufirin maqedonas, do të mbetet si kujtim i fundit për ta dhe ‘luftës’ së tyre në Kumanovë, shkruan Gazeta Express.

Kjo është fotografia e fundit bashkë e kosovarëve të vrarë në Kumanovë

Fotografia është shpërndarë shumë shpejt nëpër rrjetet sociale nga të afërm të këtyre të vrarëve në konfliktin e 9 dhe 10 majit në “Lagjen e Trimave”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura