Kjo 58-vjeçare krijon kostume “magjike” që mund t’ju transportojnë në një botë tjetër

Sep 10, 2021 | 18:20
SHPËRNDAJE

Njihuni me Marina Badianova, një 58-vjeçare nga Shën Petersburgu, në Rusi. Ajo krijon kostume të ndryshme të personazheve të trilluara nga filma vizatimorë, ashtu si edhe nga imagjinata e saj.

“Bright Side” ndan historinë e Marina-s me të gjithë.

Ajo e filloi duke ndihmuar vajzën e saj me një set fotografik.

Marina Badianova (5)

E gjitha filloi në vitin 2012 kur Marina po ndihmonte vajzën e saj me kostume për një set fotografik, dhe asaj i pëlqeu vërtet procesi. Por seti fotografik që realizoi në vitin 2014 ishte ai që e bëri të njohur tek shumë fotografë të tjerë, që u dashuruan me punën e saj.

Marina ka qenë një zonjë viktoriane, një pirate, një dukeshë, një shtrigë, një perëndeshë greke, një mbretëreshë, dhe shumë e shumë personazhe të tjera.

Marina Badianova (3)

Të gjitha kostumet e saj janë të detajuara dhe shërbejnë për të paraqitur sa më mirë karakterin që ajo po përpiqet të përcjellë.

Më pëlqen të shpik dhe krijoj imazhin e personazhit,“- tha Marina. “Është gjithashtu e rëndësishme t’i” prezantosh mirë në xhirime, pasi ky është ndoshta momenti më interesant. Por gjithçka zhvillohet vetvetiu.

Motivet e saj të preferuara janë fantazia, mesjeta, përrallat, mitet dhe legjendat.

Marina Badianova (2)

Asaj më së shumti i pëlqen të jetë një personazh përrallash, përfshirë ato nga tregimet e vjetra ruse. Ajo e gjen bukurinë unike në personazhet që janë afër saj në moshë, kështu që i mishëron me kënaqësi ato.

Marina ka disa këshilla për të gjithë njerëzit krijues.

Marina Badianova (4)

Bëni atë që doni pa marrë parasysh çfarë,”- thotë ajo. “Nëse bëni diçka për të cilën jeni të apasionuar, diçka që është interesante për ju dhe e bëni për veten tuaj, atëherë, herët a vonë puna do t’ju paguhet!“.

Marina Badianova (18) Marina Badianova (17) Marina Badianova (16) Marina Badianova (15) Marina Badianova (14) Marina Badianova (13) Marina Badianova (12) Marina Badianova (11) Marina Badianova (10) Marina Badianova (9) Marina Badianova (7) Marina Badianova (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura