Kishte dal për të prerë dru në pyll, humb jetën tragjikisht i riu

Nov 24, 2017 | 20:26
SHPËRNDAJE

Një i ri nga Kucova ka humbur jetën tragjikisht pasi e ka zënë poshtë një trung peme. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Goraj në Kuçovë. Teksa ka qenë duke prerë dru te vendi i quajtur “Ullishta”, 27-vjeçarin E.P. e ka zënë një trung, për pasojë ka vdekur në spital, sqaron Policia. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për ngjarje aksidentale.

27-peme

Njoftimi i policisë

Më datë 23.11.2017, në fshatin Goraj, te ‘’Ullishta’’, shtetasi E.P, vjeç 27, duke prerë dru, e ka zënë një trung, për pasojë ka vdekur në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për ngjarje aksidentale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura