Kishin fshehur kokainë në kapakun e lavatriçes, arrestohen dy shqiptarë në Itali. Si të rinjtë tentuan të largoheshin duke…

Nov 28, 2023 | 19:56
SHPËRNDAJE

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia në Itali, pasi u është gjetur një sasi kokaine e fshehur në lavatriçen e shtëpisë.

auto_auto_Policia-italiane-naten-640x4261522762833-650x3581522765019-770x424-1

Mediat italiane raportojnë se dy të rinjtë shqiptarë, të dy të moshës 25-vjeçare, janë kapur teksa tentuan të iknin nga banesa nga kopshti i tyre tek fqinjët, pasi kuptuan prezencën e policisë.

Më pas policia ka zhvilluar kontrolle në banesën e dy shqiptarëve, ku ka gjetur të fshehura në kapakun e lavatriçes 37 doza kokainë, si dhe disa thasë dhe gërshërë që përdoren për paketimin e dozave individuale.

Po ashtu të rinjve u janë sekuestruar edhe një shumë parash prej rreth 2000 euro, të cilat dyshohet se janë të ardhurat e veprimtarisë së trafikut të drogës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura