Kim Kardashian nget një Rolls Royce mbi 400 mijë dollarë, shihni makinat e saj luksoze nga Ferrari tek Lamborgini (FOTO)

Apr 19, 2015 | 19:05
SHPËRNDAJE

Kim Kardashian ndryshon makina pothuajse më shpesh se sa ndryshon këpucët e saj. Të paktën kështu shkruajnë mediat e huaja kur thonë se ajo ka thyer dakorde për stilin e saj të shtrenjtë me katër rrota.
[portfolio_slideshow]

Mediat amerikane thonë se Kim Kardashian është parë në një automjet krejt të ri në California, e tipit Rolls Royce Phantom  e vitit 2015, modeli i fundit i cili fillon nga 407,000 dollarë.

Ndërsa më parë ajo është fotografuar me automjete luksoze të tipit Ferrari, Range Rover, Mercedes- Benz G63 e Lamborgini.

Mesa duket nga modelet e fundit të automjeteve që përzgjedh, Kim tenton të provojë çdo markë, sigurisht, marka të reja dhe shumë të shtrenjta. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura