Këto atlete të veshura nga Kaney West mund të jenë më të shtrenjtat në botë! Ja çmimi me të cilin do të shiten

Apr 16, 2021 | 23:43
SHPËRNDAJE

Një palë atlete të dizenjuara dhe të veshura nga Kanye West do të shiten për një çmim marramendës. Prototipet “Nike Air Yeezy 1” kushtojnë plot 1 milion dollarë.

kaney west (5)

West i veshi atlete për herë të parë në “Grammy”, në vitin 2008, raporton “CNN”. Ato tani kanë dalë në shitje nga koleksionisti i këpucëve Ryan Chang, përmes shtëpisë së ankandeve “Sotheby” dhe do të shfaqen në Hong Kong nga dita e sotme.

kaney west (1)

Brahm Wachter, kreu i “Sotheby”, tha në një deklaratë se këpucët ishin “kritike për zhvillimin e ekskluzivitetit “Yeezy”, që u bë një nga markat më të rëndësishme të atleteve në histori”.

kaney west (6)

Atletet janë numri 45-46, me masën europiane. Çmimi i tyre tejkalon shifrën rekord të mëparshme: një palë “Nike Air Jordan 1”, të vitit 1985, të cilat u shitën vitin e kaluar për 615,000 dollarë.

“Yeezys” do të shiten në mënyrë private, që do të thotë se as blerësi dhe as çmimi përfundimtar i shitjes nuk do të publikohen, përveç rastit nëse vetë blerësi dëshiron.

kaney west (3)

Bashkëpunimi i West me “Nike” u krijua midis viteve 2007 dhe 2009. Kjo ishte hera e parë që “Nike” bashkëpunoi me dikë që nuk ishte atlet. West i veshi atletet gjatë një shfaqjeje në “Grammy” në vitin 2008, ku performoi këngët “Stronger” dhe “Hey Mama”, vetëm disa muaj pas vdekjes së nënës së tij.

“Air Yeezy 1” doli më pas në një seri të kufizuar në vitin 2009, i ndjekur nga “Air Yeezy 2” në 2012-ën.

kaney west (2)

Ndërsa në vitin 2013, West i dha fund bashkëpunimit të tij me “Nike”, duke thënë se pjesa e tij e të ardhurave nga këpucët ishte e pamjaftueshme. Vitin pasues, ai filloi të bashkëpunojë me “Adidas”.

Partneriteti me “Adidas” rezultoi të ishte një vendim fitimprurës. Bashkëpunimi gjeneroi pothuajse 1.7 miliardë dollarë në vitin 2020, siç raportojnë “Forbes” dhe “Bloomberg”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura