Kërcënoi gjyqtaren, lihet në burg 39-vjeçari i arrestuar në ‘Komunën e Parisit’

Jul 25, 2021 | 19:47
SHPËRNDAJE

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 39-vjeçarin Andri Leka i arrestuar dy ditë më parë në kryeqytet për kërcënimin e gjyqtares Anila Karanxha.

Sipas News24, gjyqtarja është pajisur me urdhër-mbrojtje. Mësohet se 39-vjeçari e kërcënonte gjyqtaren me letra dhe telefonata teksa policia dyshon se ka dhe persona të tjerë të përfshirë në kërcënime.

Andri Leka është arrestuar 3 ditë më parë në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.

Në pamjet e siguruara nga LSA duket edhe personi, i cili është shtrirë në tokë nga policia.

Lexoni edhe: Kërcënoi gjyqtaren, policia jep njoftimin zyrtar: Kush është 39-vjeçari, i cili u arrestua tek ‘Komunën e Parisit’

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura