Reali fiton titullin e La Liga-s, Ançeloti: Jemi shumë të lumtur, por tani i gjithë fokusi është te Bajerni

May 5, 2024 | 11:01
SHPËRNDAJE

Real i Madridit arriti të siguronte titullin e 36-të të La Liga, katër javë para përfundimit të kampionatit. 

 

anceloti1

Trajneri i madrilenëve, Karlo Ançeloti u shpreh pas sigurimit matematikisht të titullit kampion se skuadra e tij e meritoi këtë triumf. Por festa do të bëhet të shtunën tjetër pasi futbollistët duhet të përgatiten për duelin me Bajernin.

“Një kampionat i merituar në të gjitha aspektet, jemi shumë shumë të lumtur. Ne do të donim të festonim, por të gjithë e dimë që të mërkurën do të kemi një ndeshje shumë të rëndësishme, duam të përgatitemi mirë për t’i bërë tifozët edhe më të lumtur, të shtunën atëherë do të festojmë së bashku kampionatin”, deklaroi Ançeloti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura