Kërcënoi gjyqtaren, policia jep njoftimin zyrtar: Kush është 39-vjeçari, i cili u arrestua tek ‘Komunën e Parisit’ (EMRI)

Jul 22, 2021 | 11:30
SHPËRNDAJE

Andri Leka është 39-vjeçari, i cili u arrestua paraditen e sotme në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë pasi kërcënoi një gjyqtarë.

Sipas policisë, personi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja e gjyqtarit”.

Nuk dihet se kush është gjyqtarja e kërcënuar, teksa policia në një njoftim paraprak për mediat bëri me dije se i arrestuari, është shtetasi me inicialet A. L., 39 vjeç.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, si rezultat e një pune të mirëorganizuar, tek “Komun e Parisit” kanë bërë kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit e shtetasit A. L., 39 vjeç, i shpallur në kërkim  për veprën penale “Kanosja e gjyqtarit”, për veprime të mëtejshme hetimore”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE: 

Kërcënoi një gjyqtare, arrestohet i riu në Tiranë. Pamjet kur policia e shtrin në tokë

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura