Kërcënimi i familjes nga Vladimir Gjuta, Tahiri: Nuk ndihem i kërcënuar, drejtësia të bëjë punën e saj

May 25, 2015 | 18:00
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka folur sot për herë të parë për kërcënimet që ka marrë nga një person që pretendon se është Vladimir Gjuta.

Ministri i Brendshem, Sajmir Tahiri

Në një prononcim për mediat ai tha se nuk ndihet i kërcënuar dhe drejtësia duhet të bëjë punën e saj.

“Nuk ndihem i kërcënuar aspak. Drejtësia do të bëjë punën e vet. Unë vazhdoj detyrën pa asnjë shqetësim”, u shpreh Tahiri.

Dy ditë më parë u bë e ditur se ministri Tahiri dhe familja e tij janë marrë në mbrojtje nga Renea.

Vladimir Gjuta që dyshohet se ka dërguar mesazhin kërcënues është person i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria në lidhje me disa shpërthime eksplozivi në Tiranë, përfshi edhe farmacinë e Bashkim Tahirit, babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Mesazhi kërcënues i dërguar në adresë të kreut të Ministrisë së Brendshme është bërë objekt hetimi nga Prokuroria e Krimeve të rënda, ndërsa ngjarja mësohet se ka ndodhur më 9 maj 2015. Pas mbërritjes së mesazhit në telefonin e ministrit të Brendshëm, ai menjëherë ia ka kaluar policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura