Kërcënimet e shqiptarit/ “Nëse nuk më jep 350 euro në javë, të vras”

Feb 11, 2016 | 15:49
SHPËRNDAJE

Policia italiane ka arrestuar një 38-vjeçar shqiptar, pasi kërcënonte një prostitutë 19-vjeçare që t’i jepte para, e kur kjo e kundërshtonte, ai e kërcënonte me vdekje.

Lajmi ne mediat italiane
Lajmi ne mediat italiane

“Nëse nuk më jep 350 euro në javë unë do të të vras”, ishte shprehja që e reja dëgjonte pothuajse çdo ditë nga shqiptari, një person i dënuar me precedentë të mëparshëm penalë dhe pa letra të rregullta në territorin italian.

Pas muajsh frike dhe kërcënimesh, vajza iu drejtua policisë, të cilët vendosën të organizonin një kurth për shqiptarin.

Plani nisi zbatimin në mes të natës: të dy u takuan, dhe ndërsa agjentët e policisë, ishin të përgatitur për të ndërhyrë, pritën momentin kur shqiptari të merrte paratë nga 19 vjeçarja.

Ai u shoqërua në polici në pritje të vendimit gjyqësor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura