“Keqardhje që korrupsioni u përkeqësua”- OSBE reagon pas raportit të TI: Të zbatohet reforma në drejtësi dhe…

Jan 23, 2020 | 23:39
SHPËRNDAJE

OSBE thotë se vëren me keqardhje përkeqësimin e perceptimit publik mbi korrupsionin në vend. Në raportin e Transparency International, Shqipëria shënoi një pikë më pak krahasuar me vitin e shkuar.

osbeeeeee

Për këtë arsye, Prezenca e OSBE-së u bën thirrje institucioneve publike dhe organeve ligjzbatuese të vijojnë zbatimin e reformës në drejtësi dhe atyre kundër korrupsionit.

Reagimi i plotë:

Vërejmë me keqardhje vijimin e përkeqësimit të perceptimit publik ndaj korrupsionit në vend, siç dëshmon Indeksi më i fundit i Transparency International, rezultatet e të cilit u botuan sot. Shqipëria shënoi një pikë më pak në krahasim me vlerësimin e vitit 2018, duke humbur shtatë vende në klasifikimin global. Prirja e përgjithshme negative në rajonin e Evropës Juglindore, përfshirë Shqipërinë, sa i përket luftës kundër korrupsionit mbetet shqetësuese.

Në dritën e gjetjeve të Transparency International, Prezenca e OSBE-së u bën thirrje institucioneve publike dhe organeve ligjzbatuese të vijojnë zbatimin e reformës në drejtësi dhe atyre kundër korrupsionit, të sigurojnë integritet dhe transparencë më të madhe institucionale në shpenzimet publike, si dhe të zgjerojnë hapësirën për pjesëmarrjen e shoqërisë civile në monitorim të pavarur.

Meqenëse analiza mbarëbotërore e Indeksit për Perceptimin e Korrupsionit këtë vit thekson nevojën për adresimin e korrupsionit në zgjedhje, përsëritim thirrjen tonë për reformë zgjedhore të plotë dhe gjithëpërfshirëse për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, përfshirë ato lidhur me financimin e partive dhe të fushatave zgjedhore.

Indeksi i korrupsionit/ TI publikon raportin: Hapa pas, ja ku renditet Shqipëria

“Përkeqësim dramatik, Shqipëria si Mongolia dhe Bregu i Fildishtë”- Basha reagon për raportin e TIA: Korrupsioni po kalb atdheun

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura