Keni plane për sot? Parashikimi i motit s’do t’ju kënaqë, ja çfarë pritet

Jun 9, 2018 | 8:54
SHPËRNDAJE

E shtune me reshje shiu ne thuajse gjithe qarqet, nderkohe qe nuk do te mungojne shtrengatat. Ky eshte parashikimi i motit per sot qe duket se prish planet e pushuesve per kete fundjave.

Parashikimi sipas IGJEUM 

Sot (e shtunë, dt.09) pritet të ketë reshje mesatare në qarkun Shkodër dhe të dobëta në të gjitha qarqet e tjera.

Në qarkun Shkodër reshjet do të jenë lokalisht intensive, ndërsa në qarqet Lezhë dhe Tiranë ato pritet të jenë lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Reshjet kryesore priten gjatë pjesës së parë të ditës së nesërme dhe mund të jenë edhe në formë shtrëngate.

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 20 / 25 °C në vendet e ulëta: 20 / 27 °C në vendet malore: 13 / 22 °C

ERA

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore. Ditën e nesërme ajo do të dobësohet gradualisht.

1 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura