“Keni në dorë çelësin e të ardhmes”, Mogerini vizitë në Shkup për referendumin

Sep 13, 2018 | 19:26
SHPËRNDAJE

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë ta Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini, ka vizituar sot Shkupin në mbështetje të referendumit të 30 shtatorit.

Ajo ka qëndruar së bashku me kryeministrin Zoran Zaev dhe përfaqësues tjerë të qeverisë.

Nga kryeqyteti ajo ka dhënë mesazh për qytetarët maqedonas se vota pro referendumit ia hap Maqedonisë dyert e Evropës.

41715703_292185948262800_5499869612969295872_n

“Më 30 shtator kur të dilni në votime, kujtohuni se ju e keni në dorë çelësin e ardhmërisë. Mos heshtni, çelësat janë te ju dhe mos e lëshoni këtë mundësi, pasi bëhet fjalë për të ardhmen tuaj”, ka deklaruar Mogherini në Çarshinë e Vjetër.

Derisa opozita maqedonase po bënë thirrje për të mos dalë e në votim, shefja e diplomacisë evropiane ka bërë thirrje që qytetarët të dalin dhe “ta shfrytëzojnë momentin historik”, njofron Klan Kosova.

Gjatë ditës së sotme në Shkup ka qëndruar edhe Ndihmëssekretari i Shtetit për çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell. Vizita e tij ishte me po të njëjtin qëllim si të diplomates evropiane.

Maqedonia në ditët e fundit ka qenë nikoqire e shumë personaliteteve të rëndësishme të politikës ndërkombëtare të cilët po bëjnë thirrje për votim në referendum.

Referendumi vie pas marrëveshjes mes Shkupit e Athinës për emrin e ri të “Maqedonisë së Veriut” të cilën nuk e ka miratuar presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura