Këngëtarja shqiptare rrëfen 5 orët në Komisariat: Më thoshnin ‘kush të ka thënë ty që të vish e veshur kështu?’ Bin Laden…

Oct 24, 2019 | 11:21
SHPËRNDAJE

Ronela-Hajati-xhirimet-e-kenges-A-don-si-kjo

Ndodh që një xhirim klipi të kthehet në një telash i madh. Ky rast i ka ndodhur para disa vitesh këngëtares së njohur Ronela Hajati teksa ishte duke xhiruar klipin e këngës “A don si kjo”.

Figurantët ishin veshur dhe ngjanin me formacionet e ISIS-¬it, prandaj është shkaktuar debat dhe panik asokohe. Për këtë arsye, këngëtarja e njohur ka përfunduar në polici.

download

Kjo ngjarje ka ardhur sërish në vëmendje sonte në emisionin Soirée me Jonida Shehun në Top Channel. Ronela Hajati e ftuar këtë të mërkurë në Soirée ka treguar më me detaje atë situatë, e cila është detyruar të shkojë në polici.

auto_auto_auto_auto_auto_auto_auto_auto_New_Project_615548041191559040917155920465215592955841560948295156204946915674181841571898812

“Përfundova në polici, isha në komisariat gati 5 orë. Më thoshnin ‘kush të ka thënë ty që të vish e veshur kështu?’ Dhe unë tallesha sepse nuk po e merrja seriozisht dhe ju thoja Bin Laden e ata e shkruanin Bin Laden. Më pas u sqarua që ishte vetëm një klip dhe ata e panë që ishin kamera, por ishin proçeduarat e tilla. Plus pastaj si qytetare e ndershme që jam shkova u vetëdorëzova vetë pasi e pashë që po më shante një Shqipëri e tërë”, ka treguar këngëtarja e njohur Ronela Hajati./ Tch

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura