Kemi intensifikuar mbështetjen me financim të klientëve dhe kemi lehtësuar maksimalisht kushtet e aprovimit

Apr 16, 2021 | 16:20
SHPËRNDAJE

Iva Ikonomi – Drejtore e Departamentit Retail

A u ndikua kërkesa për kredi nga pandemia dhe a u morën masa në Fibank për plotësimin e nevojave të menjëhershme?

Fibank ka qenë pranë çdo klienti gjatë kësaj periudhe të jashtëzakonshme duke iu përgjigjur kërkesave për kredi me kushte sa më lehtësuese dhe pa burokraci. Ishim një ndër bankat më aktive në pranimin e aplikimeve për shtyrjen dhe ristrukturimin e kredive të ndikuara nga pandemia. Fibank ofroi mbështjetje dhe mundësi që ëdo individ dhe biznes të aplikonte online për moratoriumin apo përfitimin nga skemat me garanci shtetërore dhe realizimi i tyre u krye në një kohë tepër të shkurtër.

Gjatë periudhës së pandemisë, masat e ndërmarra nga Fibank mundësuan dhe plotësuan nevojat që jo vetëm individët, por edhe bizneset e vogla kishin për likuiditet dhe shpenzime të momentit.

Në këtë drejtim, kryesisht fokusi u përqendrua në ofrimin e kredive të shpejta për personat fizike dhe për të gjithë klientët e rinj dhe ekzsitues të Fibank u ofruan karta krediti të paraprovuara. Pas hapjes së ekonomisë u vu re një rritje e kërkesës për kredi veçanërisht për blerje pasuri të paluajtshme.

Pavarësisht pasigurisë që shoqëron çdo pandemi, investimi në pasuri të paluajtshme u konsiderua një investim i sigurt dhe u vu re një rritje e kërkesës krahasuar me vitin paraardhës. Ky trend vazhdon të jetë aktual dhe në muajt e parë të vitit 2021.

Kreditimi ynë u mbështet edhe nga kushte me funksionale dhe të dobishme për individët duke u nisur që nga procesi i paraaplikimit online të klientit, aprovimi i kredimarrjes në afat shumë të shkurtër brenda dy ditësh dhe deri tek financimi 100% me interesa dhe komisione konkuruese.

Fibank po vijon të investojë në dixhitalizimin e sistemit, e shoqëruar me hedhjen në treg të shërbimit mobile banking, mundësinë për të depozituar cash në ATM apo edhe nëpërmjet paraaplikimit online për kredi.

Vlen të përmendet se procesi i aprovimit tek Fibank është shumë i thjeshtë me kërkesë dokumentacioni minimal i cili gjenerohet lehtësisht nga platforma E-Albania. Duke gjeneruar vetëm dokumentin e kontributit të sigurimeve shoqërore dhe të çertifikatës personale ke mundësinë për të aplikuar dhe marrë përgjigje brenda ditës për kredi konsumatore deri në shumën 2 milionë lekë, pa kolateral hipoteke dhe interesa që fillojnë nga 5.5%, akoma me preferenciale nëse paga merret në Fibank.

Në bashkepunim me biznese të ndryshme që Fibank operon, është krijuar mundësia që për klientët e tyre të ofrohen kredi me 0% interes për arsye shëndetësore, shkollim, blerje pajisesh elektrike, pushime, mobilim e të tjera.

Së fundmi Fibank me kompaninë e telekomunikacionit ONE kanë sjellë një risi në tregun shqiptar duke ofruar kredi me interes 0, e cila krijon mundësinë e marrjes së pajisjes celulare me plan tarifor me këste.

Cilat ishin masat që u morën nga Fibank për ruajtjen e cilësisë së portofolit Retail?

Viti 2020 ka qenë një vit i vështirë për sistemin bankar për shkak të pandemisë, por masat që Banka e Shqipërisë mori, duke shtyrë me dy tre muaj pagesat e kësteve të kredisë dhe pezullimi i kërkesave rregullatore për riklasifikimin e kredive deri në Mars të 2021 bëri që niveli i treguesve të kredive me probleme të mos kishte rritje, por të ishte në nivele të ulta për vitin 2020.

Por me mbarimin e këtyre afateve do të ndjehen në protofol efektet e shkaktuara nga pandemia dhe në keto kushte, besoj është e pashmangshme rritja e kredive me probleme për vitin 2021. Fibank ka rritur provigjonet dhe rezervat e kapitalit, duke filluar nga 2020. Në këtë mënyrë, kemi mundësinë të përballojmë kreditë problematike, pa ulur dhënien e kredive të reja në ekonomi.

Sektori financiar pati rezultate pozitive dhe tregoi që ishte i shëndetshëm, i mirëkapitalizuar dhe likuid.  Rritje e kreditimit në vitin 2020 me 7,7% është një tregues pozitiv dhe i rëndësishëm për ruajtjen e cilesisë së portofolit të kredisë.

Fibank krijoi lehtësi maksimale duke zgjatur afatet e pagesave, ofrimin e periudhave pa detyrime, rishpërndarje të kësteve në periudhën e mbetur dhe mënyra të tjera të personalizuara në varësi të situatës të çdo klienti dhe nivelit të ndikimit nga kjo situatë.

Sektorët më të goditur nga pandemia janë turizmi, shërbimet, transporti, fasoneria, që janë sektorë të rëndësishëm të ekonomisë dhe jetike pasojat e të cilëve ndikuan në shëndetin e shumë kompanive.

Fibank do të jetë krah klientëve duke i ndihmuar me të gjithë mënyrat e lejueshme sipas kërkesave rregullatore për ta patur sa më lehtë dhe të përballueshme këtë situatë. Për ecurinë e vitit 2021 jemi optimistë dhe do të vijojmë me mbështetjen ndaj kërkesave në rritje për kreditim.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura