Kejvina Kthella komunikime të shpeshta me Redjan Rrajën, i sekuestruan telefonin, makinën dhe llogaritë bankare. Prokuroria vendos, ja çfarë do i kthejë modeles

Nov 19, 2019 | 10:19
SHPËRNDAJE
KEJVINA KTHELLA (MAJTAS) I ARRESTUARI REDJAN RRAJA DHE VENDI I ATENTATIT
KEJVINA KTHELLA (MAJTAS) I ARRESTUARI REDJAN RRAJA DHE VENDI I ATENTATIT

Një javë pasi i sekuestruan celularin, prokuroria do ia rikthejë atë modeles Kejvina Kthella pasi pas kqyrjes ka rezultuar se nuk përbën interes për hetimin, ndërsa kërkohet mbajtja akoma në sekuestro e makinës që konsiderohet si provë nga organi i akuzës dhe llogarive bankare.

Modelja iu drejtua Gjykatës për Krime të Rënda me një kërkesë për “Kthim sendi të sekuestruar”, në mënyrë që të marrë telefonin e saj.

Disa ditë më parë, Prokuroria për Krime të Rënda e mori në pyetje Kejvina Kthellën, për shkak të kontakteve që kishte me të vetmin të arrestuar për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arian Ndoja, Redian Rrajën, dhe gjithashtu i sekuestroi në kuadër të hetimeve edhe telefonin.

Lajmi se modelja kishte kontakte me Rrajën mori një vëmendje të madhe në media, ndërsa vetë modelja reagoi me anë të një statusi në rrjetin social “Instagram”.

“Gazeta fëlliqësira, do përgjigjeni shumë shpejt për këto artikuj që keni përdorur në emrin tim! Po abuzoni si kafshët, plehra!”, shkruante Kthella ditë më parë.

MARRJA NË PYETJE Duke iu referuar burimeve, mësohet se Kthella kishte bisedime të shpeshta telefonike me 34-vjeçarin e arrestuar si një prej atentatorëve, Redian Rraja.

Ndërkohë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se Kejvina Kthella është marrë në pyetje për të zbuluar më shumë rreth lëvizjeve të të dyshuarit ditën e atentatit, por edhe për të mësuar më shumë mbi jetën e këtij të fundit, gjë që mund të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e së vërtetës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura