“Ke bërë botox në fytyrë?”- Amarda Toska flet për ndryshimet në pamjen e jashtme dhe zbulon nëse do të rikthehet në televizion

Apr 21, 2021 | 12:36
SHPËRNDAJE

Amarda Toska prej disa vitesh nuk është më pjesë e ekranit, por mundohet të jetë aktive në rrjete sociale.

amarda toska (3)

Së fundmi, moderatorja zhvilloi një intervistë virtuale me ndjekësit dhe një ndër to e pyeti nëse ka bërë apo jo ndërhyrje estetike në fytyrë.

amarda toska (8)

Deri tani nuk kam asnjë ndërhyrje në asnjë pjesë të trupit apo të fytyrës! Madje, dhe trajtimet i bëj rrallë dhe këtë pjesë duhet ta ndryshoj urgjent”, shkroi Amarda.

amarda toska (4)

Kur do të të shohim në televizion?”, e pyeti një tjetër dhe Toska u përgjigj: “Televizioni është një dashuri që afrohet dhe largohet herë pas here sipas planeve të tjra në jetë! Do jem pjesë e tij nëse do kem diçka që t’ju kënaq vërtet, jo për të mbushur oraret!”.

amarda toska (5)

Gjatë kësaj periudhë, ajo ka qenë duke u marrë me një projekt të madh, siç edhe vetë ka zbuluar.

amarda toska1

Po e vërtetë, kam mbi gjashtë muaj që po punoj për diçka të re… Jam afër lancimit! Për mua është gjë e madhe, sepse kam analizuar dhe punuar me stafin për çdo element në atë sektor. Shpresoj që kur ta keni në duar do më falënderoni edhe ju! Mezi pres…!”, shkroi ajo.

Mirëpo, një ndjekëse tjetër e pyeti nëse do e falte tradhtinë dhe përgjigja e Amardës ishte shumë e sinqertë.

amarda toska

S’jam akoma gati ta përpunoj në tru si përgjigje… Nuk besoj!”, shkroi ajo.

Amarda dhe bashkëshorti i saj, Ermal Mamaqi, janë bërë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.

amarda toska (1)

Moderatorja zbuloi se ka vetëm dy javë diferencë nga aktori i humorit. Ndërsa kur u pyet se kujt i ngjan më shumë Sia, Amarda tha se ende nuk arrijnë ta përcaktojnë këtë gjë.

amarda toska (6)

amarda toska (4) amarda toska ermal mamaqi (6) ermal mamaqi amarda toska (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura