U luajtën ditën e sotme 5 takimet e vlefshme për javë për javën e 17-të të Kategorisë së Dytë, Grupi B, ku u shënuan plot 26 gola. Kryesuesit e Vorës mposhtën Partizanin B me rezultatin 0-2, ndërsa Klosi i vendit të tretë, fitoi me përmbysje përballë Veleçikut të vendit të dytë.
Gramshi u tregua i pamëshirshëm ndaj Adës teksa triumfoi me rezultatin 7-1. Fitore me goleadë edhe për Kukësin B, që mposhtin Internacional Tiranën me rezultatin 3-6. Sfida tjetër Luzi-Sopoti u mbyll me rezultatin 1-1.
Rezultatet e pjesës së parë Grupi A
Gramshi-Ada 7-1
Internacional-Kukësi B 3-6
Luzi-Sopoti 1-1
Partizani B-Vora 0-2
Klosi-Veleçiku 3-2
Tirana B pushim
Dje
Spartaku-Kevitan 3-2
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al