Kastrioti reagon por nuk fiton, mundet nga ekipi qipriot

Jul 28, 2018 | 19:18
SHPËRNDAJE

Është mbyllur ndeshja miqësore midis Kastriotit dhe skuadrës së AEL Liamsol. Krutanët nuk arritën të fitonin dot në testin e parë të zhvilluar në kuadër të fazës përgatitore të para sezonit. Qipriotët kanë arritur të mundin skuadrën e drejtuar nga Elvis Proti me rezultatin 2-1.

ndeshja-2-750x429

Goli i parë u shënua nga vendasit nga një goditje këndi. Më pas në pjesën e dytë krutanët kanë arritur të reagojnë duke gjetur golin e barazimit por vetëm për pak minuta. Më pas ishte skuadra qipriotë ajo që e kërkoi më shumë golin duke e gjetur dhe në fund feston fitoren e kësaj ndeshje miqësore.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura