Karriget ‘fluturojnë’ në Barcelonë, qytetarët në demonstratë pro unitetit (video)

Oct 12, 2017 | 20:00
SHPËRNDAJE

Një dhunë shpërtheu në qytetin e Barcelonës sot në periferi të një demonstrimi pro unitetit, që përkonte me ditën kombëtare të Spanjës.

Nën moton “Katalonia po, Spanja gjithashtu”, marshimi kaloni paqësisht nëpër një nga rrugët kryesore të qytetit, me një atmosferë festive.

Megjithatë, në një video regjistrim mund të shihen njerëzit që valëzojnë flamujt katalonjas dhe spanjollë, duke hedhur karrige dhe tavolina kundër njëri-tjetrit, para se policia të arrinte t’i shpërndante.

Ishte e paqartë se çfarë e nxiti dhunën rreth “Placa de Catalunya” të qytetit, ose kush ishte i përfshirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura