“Kapo që shpërndan punë për trafikantët”, Lubonja për audiopërgjimin e Agron Xhafajt: Ministri të dorëhiqet

May 15, 2018 | 0:23
SHPËRNDAJE

Teksa ka komentuar videopergjimin e nxjerre kete te hene nga PD, per vellain e Fatmir Xhafajt, analisti Fatos Lubonja tha se prokuroria shqiptare duhet te nise hetimet dhe Fatmir Xhafaj te jape doreheqjen.

fatos lubonja

Analisti shkoi edhe më tej kur tha se pas rastit te Saimir Tahirit dhe tani Xhafajt, kjo te con te mendosh se kane bekimin e kryeministrit shqiptar.

“Duhet të ketë hetime, besoj se PD që e ka nxjerrë dicka ka, se ta kenë sajuar është vepër penale, nëse kanë sajuar një shpifje. Duhet të ishte më i qartë interpretimi i këtij fakti për të bërë një analizë më serioze. Nëse e marrin të vërtetë që vëllai i Xhafës vazhdon aktivitet në Vlorë, sic del nga ky përgjim si një farë kapoje që shpërndan punë për trafikantët është shumë e rëndë se ne e dimë sa fuqi ka vëllai i një ministri, sa mund të abuzojë edhe me dijeninë edhe pa dijeninë, se jemi në Shqipëri dhe e dimë si një vëlla e di si jeton vëllai tjetër.

Sikur të ishte e vërtetë që ka bërë gabim në rini, është një gjë, nëse vazhdon të ketë aktivitet kriminal, kjo është fushë e hetimit.

Rolin e ministrit si njeri që u vu pas një ministri qe u akuzua per trafik droge, e dobëson shumë ose e delegjitimon, e diskretiton.

Gjëja më e rëndë e Tahirit nuk është thjesht bashkëpunimi me Habilajt, është ajo që strukturat e policisë u vunë në shërbim të një trafiku sa u grumbulluan para për të blerë vota.

Kur flasim për Xhafajn, kjo lidhje është kompromentuese, e rëndë, të gjitha kërkojnë një hetim sa më objektiv, kjo kërkon që ministri të tërhiqet, kudo në botë kështu ndodh. Nëse del i paimplikuar është me serioze, por duke ngelur në rolin e ministrit, të dy të cojnë te kryeministri dhe këtu është dramatike fakti, ne kemi ndërtuar një shoqëri që mbahet përmes parave të krimit, tregon që ne këtu jetojmë duke notuar në trafikantë. Ky është alarmi më i madh dhe problemi i dytë është si do dalim nga kjo. Duket sheshit që këtu ekonomia jonë është ekonomi kriminale, jemi në një moment shumë dramatik”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura