“Kapja e pushteteve e ka vështirësuar rrugën institucionale të ndryshimit”- Meta: Ky lloj rregjimi rrëzohet vetëm me protesta

Sep 12, 2022 | 21:48
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi këtë të hënë se protestat e vazhdueshme do të jenë një nga mjetet për të larguar regjimin e kryeministrit Rama.  I ftuar në MCN TV, Meta tha se uzurpimi i të gjitha pushteteve nga kryeministri e ka bërë shumë të vështirë rrugën institucionale të ndryshimit, ndaj lëvizja qytetare në këto kushte është e domosdoshme.

ilir meta

Ai tha se një kombinim i protestave me zgjedhjet do të sjellë largimin e kryeministrit Rama nga pushteti.

“Unë jam kryetar i  PL një parti e përkushtuar për të bërë një opozitë të vërtetë dhe frontale. Jemi shprehur të hapur për të bashkëpunuar me PD dhe çdo grup tjetër, natyrisht ne kemi axhendën tonë dhe jemi të hapur për të kordinuar me PD dhe me të gjitha forcat e tjera. Raporti im me Berishën është një raport shumë korrekt.

Angazhimi dhe përkushtimi im që nga 25 korriku është i pandalshëm. A është i mjatueshëm? Jo! Të gjitha forcat e tjera politike duhet të ndjekin këtë ritëm. Unë e ndiej si obligim për të energjizuar opozitarizmin në vend me shpejtësi maksimale. Sepse vendi ka humbur kaq shumë kohë sa i ka krijuar terren Edi Ramës që të uzurpojë të gjitha pushtetet dhe ta bëj gjithnjë dhe më të vështirë rrugën institucionale të ndryshimit. Kjo do të përballohet me përshkallëzimit e opozitarizmit nga dita në ditë dhe nga minuta në minutë. Kjo duhet bërë me shpejtësi pasi Edi Rama ka kapur të gjitha pushtet.

Se sa do ta arrijë unë apo të gjithë, unë po bëj maksimumin në këtë drejtim.

Rruga e protestave, e ngritjes së qytetarëve, është ajko që do të rivendosë Shqipërinë në normalitet, pasi ai i ka kapur të gjitha institucionet, parlamenti është jo-funksional. Drejtësia është në një presion të vazhdueshëm.

Unë e kam thënë përpara që ky lloj regjimi do të rrëzohet me protesta dhe zgjedhje,  një kombinim i të dyjave. Ne nuk do të heqim dorë nga institucionet, do të bëjmë maksimumin në parlament, por kjo nuk do të jetë rruga e vetme që mund të imponojë një ndryshim. Kështu që protesta është domosdoshmëri e jashtëzakonshme”, tha Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura