Kapiteni Bonuçi: Në fillim u pendova për Milanin. Gatuzo si Konte, na ka ngjitur tërbimin e tij

Mar 2, 2018 | 18:03
SHPËRNDAJE

Një ditë pas sig urimit të finales së Kupës së Italisë në dëm të Lacios, Leonardo Bonuçi ka dhënë një intervistë për kanalin e klubit. Kapiteni kuqezi ka folur jo vetëm për arritjen e parë sezonale, por edhe për ecurinë e ekipit nën drejtimin e Xhenaro Gatuzos.

Bonuci

Leonardo, moment i ngarkuar në shumë aspekte, kalendar i ngjeshur, por edhe shumë kënaqësi.

Fitoret sjellin fitore, por, siç thotë trajneri, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë pasi nuk kemi arritur asgjë. Kaluam jo pak vështirësi në fillim të sezonit, por le t’ia lëmë së shkuarës dhe të shohim përpara.

A mund të jetë “Champions”-i objektivi i radhës?

I tillë është. Besoj se kjo skuadër ka gjithçka që i duhet për të arritur diçka, që na ishte vënë si objektiv në fillim të sezonit. Kam besuar gjithnjë te misionet e pamundura, kam punuar për të arritur objektiva të mëdha dhe përmes sakrificës, ia kam dalë mbanë. Në tetor ishim të shpartalluar, por, për sa kohë matematika e lejon, duhet të besojmë.

montolivo bonuci

Nga ju buron e gjithë kjo bindje se mund t’ia dilni?

Kam besuar gjithnjë te kjo skuadër, te ky projekt dhe te trajneri Gatuzo. Pavarësisht përvojës së pakët, ai po tregon se di si drejtohet një ekip. Më ka habitur për mënyrën sesi na e ka transmetuar urinë për fitore, një karakteristikë e Gatuzos futbollist. Ai na ka bërë të ndihemi të gjithë të rëndësishëm.

Kohët e fundit krahasimi Gatuzo-Konte është gjithnjë e më shumë në modë.

Normal, janë dy personazhe që i karakterizon karizma, vendosmëria dhe egërsia në sensin  sportiv të fjalës. Cilësitë e tyre kanë ditur t’i transmetojnë më së miri në ekipet që drejtojnë. Në fillim të sezonit, a mendove ndonjëherë: “Ç’m’u desh që erdha te Milani”? Ndershmërisht, po.

bonuci

Nëse paraqitjet e mia nuk përkonin me ato të së kaluarës, ndodhte sepse psikologjikisht nuk isha aty ku duhej. Më pas u përqendrova, punova dhe mendova më shumë për veten, çka rrjedhimisht ndikoi edhe në rritjen e vetëbesimit. Fillova të mendoj me bindje dhe besim për zgjedhjen që kisha bërë duke ardhur te Milani dhe tani ndihem super i motivuar.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura