Kapet në Tiranë pjesëtari i Grupit të Tritolit të Fushë-Krujës

Jul 6, 2015 | 18:33
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme gjatë një operacioni shtetasin Erald Bami, 31 vjeç, të akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve plasëse.

Policia në aksion

Arrestimi i tij u krye në bashkëpunim me Policinë e Durrësit. Erald Bami, banues në Borizanë të Krujës, është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 6 vjet e 8 muaj burg për prodhim dhe shitje të tritolit.

Mësohet se Bami ka qenë pjesë e të ashtuquajturit Grupi i Tritolit të Fushë-Krujës. Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit “Detonatori”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura