Kapet në banesën e shqiptarit bosi i kokainës. Furnizonte Shqipërinë

Aug 30, 2015 | 10:24
SHPËRNDAJE

Policia italiane ka arrestuar gjatë natës një nga të kërkuarit për trafik kokaine. Ai është shtetasi me origjinë tuniziane, Ben Tiua Nejme Edine, 39 vjeç i cili dyshohet se është furnizuesi kryesor me kokainë i Shqipërisë dhe Tunizisë.

Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

Edine u kap në shtëpinë e një shqiptari në Kazalserugo në provincën e Padovës. Emri i shqiptarit nuk bëhet i ditur, por ai është arrestuar gjithashtum shkruan “Corriere della Sera”. 

Ben Tiua ka qenë ndërlidhësi kryesor i trafikut të kokainës mes Tunizisë dhe Shqipërisë. Ai gjithashtu ka lidhje edhe me trafikun e kokainës në Holandë.

Tuniziani u kap në flagrancë nga policia, teksa po përpiqej të treste një sasi kokainë në ujë, për të mos u kapur.

Policia shpërtheu derën e blinduar të banesës së shqiptarit dhe i arrestoi të dy. Fillimisht tuniziani tentoi që të arratisej por pa sukses.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura