Kapet me mbi 1 mijë euro false i riu nga Vlora, po paguante në Fast-Food

Feb 12, 2016 | 9:57
SHPËRNDAJE

Një 28-vjeçar në Vlorë, është kapur me 1070 Euro të cilat i kishte falsifikuar dhe me to blente produkte të ndyshme.

Në pranga ra shtetasi Florjan Kasneci, i cili u kap në flagrancë nga policia duke blerë në një Fast-Food dhe duke paguar me 50 Euro të falsifikuara.

12698749_188590318171051_866066801_o

Gjatë arrestimit, atij iu gjetën me vete edhe 1000 Euro të tjera me prerje 100-she, të cilat po ashtu ishin të falsifikuara. njofton policia.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, 28-vjeçarit Florjan Kasneci iu gjetën edhe 20 Euro të tjera si dhe një sasi lënde narkotike, 2 kilogramë kanabis sativa. Në bazë të hetimeve, uniformat blu të qytetit bregdetar dyshojnë se i riu ka përdorur paratë e falsifikuara edhe në disa raste të tjera.

Konkretisht më datë 5 dhjetor 2015, në një farmaci ky shtetas ka blerë disa produkte farmaceutike duke përdorur 50 Euro false. Edhe më 12 Janar 2016, Kasneci ka blerë një palë syze duke përdorur 50 Euro false. Policia sekuestroi edhe makinën e tij tip Audi A3. Ai akuzohet për falsifikim të monedhave dhe shitje të lëndëve narkotike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura