Kapet drejtuesi vendor i Mirditës, kërkohej për trafik droge (FOTO)

Feb 6, 2016 | 20:23
SHPËRNDAJE

Administratori i njësisë Kaçinar në Mirditë është arrestuar më në fund pas muajsh kërkime. Petrit Bardhi ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata kishte lënë masën arrest me burg për të në tetor të vitit të kaluar, kur u zbuluan lidhjet e tij me trafikun e drogës.

KacinarAi, së bashku me të vëllanë u shpallën në kërkim, pas një operacioni të policisë vitin e kaluar që zbuloi në banesat e tyre sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Bardhi, i cili më parë është dënuar për ndihmesë për kalimin e paligjshëm të kufirit, kishte planifikuar që drogën ta transportonte në Greqi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura