Kapen 4 mijë rrënjë kanabis në Tragjas, të mbjellura në stallat e bagëtive. Dy persona në kërkim (FOTO)

Apr 18, 2015 | 18:51
SHPËRNDAJE

Policia e Vlorës ka zbuluar sot 4 mijë rrënjë kanabis në fshatin Tragjas. Për këtë, janë shpallur në kërkim dy shtetas të dyshuar si kultivuesit e bimës narkotike.[portfolio_slideshow]

Policia tha se në kërkim janë shpallur shtetasit: Hajro Gjonzeneli, 44 vjeç dhe Ligor Fejzaj, 52 vjeç.

Bimët narkotike me lartësi rreth 50 cm ishin mbjellë në ambientet e stallave të bagëtive. Ato u asgjësuan në kuadër të operacionit të koduar “Tragjasi i vjetër”.

Gjithashtu në afërsi të vendit ku u zbuluan bimët narkotike u konstatua edhe një sipërfaqe toke e punuar në disa parcela ku dyshohet se do të vendosej bima narkotike. 

Aktualisht policia po kryen kontrolle banesash për kapjen e personave të shpallur në kerkim. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura