Kaos tek kombëtarja amerikano-jugore, lojtarët refuzojnë të luajnë në kompeticionin e…

Jun 4, 2021 | 17:33
SHPËRNDAJE

Pas shtimit në masivitet të infektimeve me COVID-19 në Brazil, tashmë kompeticioni i Kupës së Amerikës rrezikohet të mos luhet edhe në këtë shtet ndonëse na ndajnë vetëm 9 ditë nga fillimi.

BRAZIL

Një situatë kaotike ka ndodhur në Brazil, ku lojtarët e këtyre të fundit refuzojnë të luajnë kompeticionin e njohur. Sakaq trajneri i Brazilit, Tite ka treguar se u ka kërkuar lojtarëve të përqendrohen në maksimum për dy ndeshjet e Kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”, ndaj Ekuadorit dhe Paraguajit dhe më pas do të shihnin se çfarë do të ndodhë me Kupën e Amerikës:

“Futbollistët kanë një mendim dhe kanë komunikuar edhe me presidentin e Federatës, Rozherio Kaboçlo. Ata do të flasin në kohën e duhur, ndaj edhe sot nuk është kapiteni Kazemiro. U kemi kërkuar lojtarëve të përqendrohen tek ndeshja me Ekuadorin.

Duhet të fitojmë këto dy ndeshje. Nuk po i shmangem përgjigjeve, por thjesht po them faktet. Kupa e Amerikës është e rëndësishme, por fillimisht kemi ndeshjen e radhës më të rëndësishme.”/ PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura