Kandidati i PD premton për sportin…pas humbjes 10-0 të Tomorrit

Apr 19, 2015 | 12:40
SHPËRNDAJE

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Beratit, Kasem Mahmutaj ka shfrytëzuar një humbje të thellë 10-0 të ekipit të qytetit për të premtuar ndryshimin e gjendjes së sportit

Kasem Mahmutaj, kandidat i PD ne Berat

Në një status të postuar në faqen e tij në Facebook, Kasem Mahmutaj shkruan se ekipi ka 3 muaj pa marrë rrogat.

Statusi i kandidatit

Diten e sotme ekipi yne i futbollit ka pesuar ne Ballsh nje humbje katastrofike, me rezultatin e thelle 10 me 0.

Kjo eshte humbja me e thelle qe ekipi yne peson.

Me humbjen e sotme, ekipi yne rrezikon te bjere nga Kategoria e Pare.

Ne fakt, gjendja e futbollit beratas prej kohesh eshte e mjerueshme.

Kjo si pasoje e pushtetit lokal, e keqdrejtimit dhe keqmenaxhimit te klubit.

Sipas informacioneve tona, ekipi ka 3 muaj qe nuk merr pagat nga bashkia e Beratit.

Kjo situate eshte e papranueshme.

Ne premtojme se do ta ndryshojme nje here e pergjithmone gjendjen e sportit ne Berat.

Se bashku do t’i kthejme Tomorit lavdine e dikurshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura