Kuvendi mbylli sot shqyrtimin e kandidaturave të Shoqërisë Civile për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Por vleresimi qe kishte bere me pare ONM-ja, Organizata Nderkombetare e Monitorimit për katër kandidatët në garë, duket se eshte permbysur nga Kuvendi.
Sipas vlerësimit të ketij te fundit, kandidatët që mbeten në garë janë Alfred Balla, Andi Muratej dhe Mimoza Qinami.
Por ajo qe bie ne sy eshte përjashtimi i kandidates Entela Hoxhaj, e cila në listën e ONM-së e mbyllur tre ditë më parë renditej e para me 80 pikë, ndërsa Alfred Balla i vlerësuar maksimalisht nga Kuvendi, në rekomandimin e ONM ishte i fundit me 69 pikë.
Kandidatët sipas vlerësimit të Kuvendit:
Alfred Balla – 80 pikë
Andi Muratej – 79 pikë
Mimoza Qinami – 78 pikë
Entela Hoxhaj përjashtohet për mospërmbushje të kushteve ligjore
Rekomandimi i ONM:
Entela Baci (Hoxhaj) – 81 pikë
Andi Muratej – 79.5 pikë
Mimoza Qinami – 79 pikë
Alfred Balla – 69 pikë
Përfundon raporti i vlerësimi për kandidaturat e shoqërisë civile për KLP, ja kush është përzgjedhur
Kuvendi ka mbyllur shqyrtimin e kandidaturave të shoqërisë civile për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Sipas njoftimit të Kuvendit shqyrtimi është mbyllur brenda afateve ligjore të përcaktuara në nenin 35 pika 9 të ligjit 115/2016. Në këtë mënyrë Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, ka përfunduar raportin e tij të vlerësimit lidhur me 15 kandidaturat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga radhët e Shoqërisë Civile duke u bazuar në përcaktimet ligjore sipas neneve 35, 132, 152, 154, 156 dhe 287 të ligjit 115/2016.
Ky raport së bashku me listën e kandidatëve të kualifikuar dhe listën e kandidatëve të skualifikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, si dhe dokumentacioni për secilin kandidat i është dërguar po sot dt.15.1.2018 Komisionit të përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore në Kuvend.
Gjithashtu në zbatim të pikës 4 të nenit 287 të ligjit 115/2016 Komisionit të përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore në Kuvend i është vënë në dispozicion edhe kopje e raportit të ONM për vlerësimin e kandidatëve për KLP nga shoqëria civile së bashku me dy listat e hartuara prej tij sipas kërkesave të pikës 3 të nenit 287 të ligjit 115/2016.
Të plotë e lexoni KËTU
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al